Rama i kundërpërgjigjet Mihalit: Tregoju kosovarëve kush je dhe prej kujt paguhesh
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i ka reaguar koordinatorës së komiteteve të Lëvizja Vetëvendosje, Dejona Mihali, pas deklaratave të saj të fundit në drejtim të tij. Përmes një postimi publik, Rama i ka kërkuar Mihalit të sqarojë para qytetarëve identitetin e saj, aktivitetin që ushtron në Kosovë dhe burimin e të ardhurave të…
Lajme
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i ka reaguar koordinatorës së komiteteve të Lëvizja Vetëvendosje, Dejona Mihali, pas deklaratave të saj të fundit në drejtim të tij.
Përmes një postimi publik, Rama i ka kërkuar Mihalit të sqarojë para qytetarëve identitetin e saj, aktivitetin që ushtron në Kosovë dhe burimin e të ardhurave të saj.
“E ti, Dejona Mihajli, t’kom thanë edhe ma herët. Kallxoju kosovarëve kush je, kush ke qenë, çka bën n’Kosovë dhe prej kujt paguhesh?!”, ka shkruar Rama.
Ai ka ngritur gjithashtu pyetje lidhur me rolin e saj në jetën politike dhe publike në vend.
“E më e randësishmja, kush je ti që flet dhe vendos për popullin e Kosovës?”, ka shtuar ai.
Reagimi i Ramës vjen në kuadër të përplasjeve publike që janë zhvilluar sot mes tij dhe zyrtarëve të Vetëvendosjes, pas debatit të hapur rreth aksidentit tragjik në autostradën “Ibrahim Rugova”. /Lajmi.net/