Qytetarja në Graçanicë: U largova nga puna pas 35 vitesh pa asnjë shpjegim – burri im mbështet Rashiqin

Punonjësja e Qendrës së Shëndetit në Graçanicë pretendon se u shkarkua pa shpjegim pas 35 vitesh pune. Një punonjëse e Qendrës së Shëndetit në Graçanicë ka deklaruar se është larguar nga puna në mënyrë të papritur, pas 35 vitesh shërbim në këtë institucion. Politikani serb në Graçanicë, Jovanoviq: Gruaja ime u largua nga puna pasi…

Lajme

20/05/2026 22:17

Punonjësja e Qendrës së Shëndetit në Graçanicë pretendon se u shkarkua pa shpjegim pas 35 vitesh pune.

Një punonjëse e Qendrës së Shëndetit në Graçanicë ka deklaruar se është larguar nga puna në mënyrë të papritur, pas 35 vitesh shërbim në këtë institucion.

Politikani serb në Graçanicë, Jovanoviq: Gruaja ime u largua nga puna pasi nuk e mbështes Listën Serbe

Qytetarja serbe nga Kosova, Gordana Nedeljkoviq tha se ajo u thirr në fund të orarit të punës dhe iu dorëzua vendimi për shkarkim, pa marrë ndonjë shpjegim të qartë për arsyet e largimit.

Sipas saj, në dokumentin e largimit ishte përmendur se arsyeja lidhej me “angazhim në politikë”, gjë që ajo e mohon kategorikisht.

Nedeljkoviq theksoi se nuk është anëtare e asnjë partie politike dhe se nuk është marrë kurrë me veprimtari politike.

Ajo shtoi se beson se largimi i saj mund të ketë lidhje me punësimin e bashkëshortit të saj në ministrin e Komuniteteve për Kthim të Kosovës, të cilën e udhëheq politikani serb, Nenad Rashiq.

“Kur pyeta për arsyet, nuk mora asnjë sqarim. Askush nuk më dha përgjigje të qartë”, u shpreh ajo, duke shtuar se vendimi iu dorëzua në prani të një punonjësi administrativ të quajtur Stojan Periq, i cili, sipas saj, nuk kishte informacion mbi rastin.

Theksojmë se disa qytetarë janë larguar nga puna pasi nuk po mbështetin partinë e kontrolluar nga Serbia, Listën Serbe, e cila po shantazon dhe po u bën presion votuesve serbë.

Ndryshe, në mesin e serbëve të ndaluar nga Policia për kërcënim të votuesve, ka drejtorë institucionesh shëndetësore e arsimore ilegale, dhe një asambleist të Komunës së Graçanicës.