QKUK jep detaje për fëmijën e lënduar në aksidentin tragjik në Istog: Ndodhet në gjendje të rëndë

Një fëmijë është transferuar në Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi ka pësuar lëndime të rënda si pasojë e një aksidenti të rëndë në Shushicë të Istogut, ku mbetën të vdekur dy persona. Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, tha, se pacienti ka pësuar politraumë të rëndë…

Lajme

20/07/2026 22:13

Një fëmijë është transferuar në Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi ka pësuar lëndime të rënda si pasojë e një aksidenti të rëndë në Shushicë të Istogut, ku mbetën të vdekur dy persona.

Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, tha, se pacienti ka pësuar politraumë të rëndë dhe menjëherë pas pranimit i janë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme diagnostike.

“Fëmija është pranuar në gjendje të rëndë, me politraumë si pasojë e aksidentit në komunikacion. Janë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme dhe aktualisht pacienti ndodhet nën observim në Qendrën Emergjente. Pas përfundimit të vlerësimit dhe stabilizimit të gjendjes, trajtimi do të vazhdojë në Klinikën e Mjekimit Intensiv”, ka deklaruar Syla.