QKUK formon komision për hetimin e rastit në Pediatri, suspendohen përkohësisht katër infermierë
Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka njoftuar se ka formuar një komision ad-hoc për të hetuar rastin e bërë publik lidhur me trajtimin e një fëmije në Klinikën e Pediatrisë. Sipas njoftimit, Drejtori i QKUK-së ka urdhëruar zhvillimin e një hetimi të plotë administrativ, i cili do të verifikojë të gjitha rrethanat e rastit,…
Lajme
Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka njoftuar se ka formuar një komision ad-hoc për të hetuar rastin e bërë publik lidhur me trajtimin e një fëmije në Klinikën e Pediatrisë.
Sipas njoftimit, Drejtori i QKUK-së ka urdhëruar zhvillimin e një hetimi të plotë administrativ, i cili do të verifikojë të gjitha rrethanat e rastit, përfshirë trajtimin e pacientit, komunikimin dhe sjelljen e stafit, si dhe lëshimet eventuale menaxheriale dhe teknike.
QKUK bëri të ditur se, pas verifikimeve fillestare, janë shqiptuar vërejtje ndaj personave përgjegjës në zinxhirin menaxherial, ndërsa është suspenduar përkohësisht një punëtor i shërbimeve teknike.
Po ashtu, për të garantuar zhvillimin e paanshëm të hetimit administrativ, janë ndërmarrë masa të përkohshme administrative edhe ndaj katër infermierëve.
QKUK ka bërë të ditur se, pas përfundimit të hetimit, do ta njoftojë publikun për gjetjet e komisionit dhe masat që do të ndërmerren, me qëllim të forcimit të besimit të qytetarëve në institucionet publike shëndetësore. /Lajmi.net/