Qeveria në detyrë ndryshon Statutin e SHSKUK-së pas vendimit të Kushtetueses
Qeveria në detyrë e Kosovës ka zhvilluar sot mbledhje elektronike, në të cilën ka marrë një sërë vendimesh. Kabineti qeveritar në detyrë ka vazhduar mandatin Komisionit për Verifikimin e Diplomave të lëshuara nga Universiteti i Mitrovicës së veriut deri më 15 tetor 2025, plotësuar dhe ndryshuar Statutin e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës…

Lajme
Qeveria në detyrë e Kosovës ka zhvilluar sot mbledhje elektronike, në të cilën ka marrë një sërë vendimesh.
Kabineti qeveritar në detyrë ka vazhduar mandatin Komisionit për Verifikimin e Diplomave të lëshuara nga Universiteti i Mitrovicës së veriut deri më 15 tetor 2025, plotësuar dhe ndryshuar Statutin e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, raporton KosovaPress.
Po ashtu, ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Bujqësisë për rialokim të mjeteve buxhetore në vlerë 105 mijë euro, deri në 25 për qind të ndarjes së ndikuar negativisht në total të kategorisë së shpenzimeve investime kapitale, për mbulimin e obligimeve financiare për projekte kapitale si në vijim ndërtimi i zyrës regjionale për Inspektoratin e AUV-it në Ferizaj dhe ndërtimin e zyrës regjionale për Inspektoratin e AUV-it në Gjakovë.
Qeveria në detyrë ka miratuar edhe kërkesën e Ministrisë së Mjedisit për rritjen e kufirit të shpenzimeve në shumën prej 580.780 euro, për financim shtesë të projektit “Projekti i Kadastrës së patundshmërisë dhe infrastrukturës gjeo-hapësinore” nga fondet e huamarrjes, si dhe ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Mjedisit për ndarje të mjeteve buxhetore në shumë 372.100 euro për financim të projektit “Projekti i Kadastrës së patundshmërisë dhe infrastrukturës gjeo-hapësinore” nga fondet e huamarrjes.