“Qendra operative e ndërmarrjes kriminale”, AGK reagon për akuzat e Pecit ndaj TV Dukagjinit: Fushatë e rëndë intimiduese
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka reaguar pa sulmit dhe akuzave të rënda që i ka bërë dje kandidati për kryetar të Mitrovicës, TV Dukagjinit dhe mediave të tjera, në lidhje me exitpollet e 12 tetorit. AGK këto akuza i ka quajtur fushatë të rëndë intimiduese, shkruan lajmi.net. “AGK-ja e konsideron komunikimin e Pecit si…
Lajme
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka reaguar pa sulmit dhe akuzave të rënda që i ka bërë dje kandidati për kryetar të Mitrovicës, TV Dukagjinit dhe mediave të tjera, në lidhje me exitpollet e 12 tetorit.
AGK këto akuza i ka quajtur fushatë të rëndë intimiduese, shkruan lajmi.net.
“AGK-ja e konsideron komunikimin e Pecit si thellësisht të papërgjegjshëm, dhe akuzë me potencial shumë të rrezikshëm. Është e papranueshme që një politikan si zoti Peci të japë kualifikime kaq të rënda për një media, në kuadër të betejës politike të tij dhe partisë politike që përfaqëson. AGK-ja kërkon nga zoti Peci dhe Vetëvendosje që urgjentisht të tërheqin akuzat publike ndaj televizionit dhe gazetarëve, pasi që ato shërbejnë si nxitje për sulme të vazhdueshme ndaj tyre. Ambienti i mediave për të bërë punën e tyre është vështirësuar shumë, për shkak të retorikës së papranueshme si kjo e zotit Peci. Mediat duhet të lihen të lira të raportojnë në të gjitha fazat e procesit zgjedhor”, thuhet në reagim. /Lajmi.net/
Reagimi i plotë: