Protestuesit në Tiranë nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, autobotët me ujë në gatishmëri
Protesta e studentëve në Tiranë vijon edhe në ditën e pestë. Një grup protestuesish është nisur nga zona e Selvisë drejt Ministrisë së Arsimit, ku mbërriti rreth orës 11:02. Sipas informacioneve paraprake, pranë institucionit është bërë gati edhe autoboti me ujë, ndërsa studentët kanë nisur marshimin e tyre. Protestat vijojnë në kryeqytet, ndërsa situata pranë…
Lajme
Protesta e studentëve në Tiranë vijon edhe në ditën e pestë. Një grup protestuesish është nisur nga zona e Selvisë drejt Ministrisë së Arsimit, ku mbërriti rreth orës 11:02.
Sipas informacioneve paraprake, pranë institucionit është bërë gati edhe autoboti me ujë, ndërsa studentët kanë nisur marshimin e tyre.
Protestat vijojnë në kryeqytet, ndërsa situata pranë Ministrisë së Arsimit mbetet në zhvillim.
Protesta e sotme vjen pas katër ditësh të shoqëruara me tensione, përplasje mes protestuesve dhe policisë, si dhe dëmtime të institucioneve publike dhe bizneseve në kryeqytet.
Në terren janë pozicionuar forcat e policisë, ndërsa pranë Ministrisë së Arsimit janë vendosur edhe autobotet, në kuadër të masave të marra për menaxhimin e situatës.
Ndërkohë, godina e Ministrisë së Arsimit vijon të jetë e dëmtuar nga incidentet e ditëve të mëparshme.
Protestat nisën të martën, fillimisht me bojkotimin e mësimit nga nxënës dhe studentë, por më pas u përshkallëzuan, duke u shtrirë edhe në qytete të tjera të vendit.
Protestuesit shprehin pakënaqësinë ndaj qeverisë dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa në qendër të revoltës janë edhe akuzat për korrupsion dhe kërkesat për ndryshime në arsim.