Prokuroria Speciale: Vazhdojnë hetimet ndaj Shkelzen Gashit për ekspozitën në Prishtinë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar për veprimet që ka ndërmarrë lidhur me ekspozitën “Masakrat në Kosovë 1998–1999”, e cila është vendosur në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë. Sipas komunikatës për media, në kuadër të hetimeve është intervistuar autori dhe organizatori i ekspozitës, Shkëlzen Gashi, nën dyshimin për veprën penale të “nxitjes së…

Lajme

30/03/2026 19:53

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar për veprimet që ka ndërmarrë lidhur me ekspozitën “Masakrat në Kosovë 1998–1999”, e cila është vendosur në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Sipas komunikatës për media, në kuadër të hetimeve është intervistuar autori dhe organizatori i ekspozitës, Shkëlzen Gashi, nën dyshimin për veprën penale të “nxitjes së përçarjes dhe mosdurimit”.

Po ashtu, në vendbanimin e të dyshuarit është kryer një urdhër kontrolli nga hetuesit e Departamentit për Krime të Rënda, me qëllim sigurimin e provave të nevojshme për hetimin.

Rasti po trajtohet në procedurë të rregullt hetimore dhe autoritetet kanë bërë të ditur se do të ndërmerren të gjitha veprimet ligjore për të sqaruar çështjen. /Lajmi.net/