Prokuroria Speciale arreston pesë persona për krime lufte në Skenderaj

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, hetuesit e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Luftës kanë kryer një aksion dhe kanë arrestuar pesë persona të dyshuar për krime lufte. Arrestimet u realizuan në Komunën e Skenderajt, në kuadër të hetimeve të vazhdueshme për përgjegjësinë e individëve të përfshirë në ngjarjet e së…

Lajme

01/03/2026 10:26

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, hetuesit e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Luftës kanë kryer një aksion dhe kanë arrestuar pesë persona të dyshuar për krime lufte.

Arrestimet u realizuan në Komunën e Skenderajt, në kuadër të hetimeve të vazhdueshme për përgjegjësinë e individëve të përfshirë në ngjarjet e së kaluarës.

Derisa nga Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës është bërë e ditur se do të njoftojnë publikun për detaje të mëtejshme përmes një komunikate të përbashkët.

Ky veprim vjen si pjesë e përpjekjeve të institucioneve për shtimin e përgjegjësisë penale për krimet e luftës dhe sigurimin e drejtësisë për viktimat. /Lajmi.net/