Probleme për Arsenalin, Xhaka në dyshime ndaj Man City
Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, mbetet në dyshim për ndeshjen e Manchester Cityt, ka konfirmuar Mikel Arteta. Barazimi 3-3 i së premtes mbrëma në shtëpi ndaj Southamptonit shënoi herën e parë këtë sezon që kosovari nuk ka arritur të jetë me skuadrën për ditën e ndeshjes në Premier Ligë, pasi ai mungoi për shkak të…

Sport
Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, mbetet në dyshim për ndeshjen e Manchester Cityt, ka konfirmuar Mikel Arteta.
Barazimi 3-3 i së premtes mbrëma në shtëpi ndaj Southamptonit shënoi herën e parë këtë sezon që kosovari nuk ka arritur të jetë me skuadrën për ditën e ndeshjes në Premier Ligë, pasi ai mungoi për shkak të sëmundjes dhe u zëvendësua nga Fabio Vieira.
Përpara derbit ndaj Man City, trajneri i ekipit konfirmoi që Xhaka është në dyshime për ndeshjen e nesërme.
“Shpresojmë se ai do të jetë në gjendje të stërvitet sot. Ai është ende një dyshim”, tha Arteta në konferencën për shtyp para ndeshjes.
Ndeshja Man City – Arsenal zhvillohet nëser, nga ora 21:00./Lajmi.net/