Prishtinë: Dyshohet për mjet shpërthyes në stacionin e autobusëve, policia evakuon zonën

Një alarm për mjet të dyshuar shpërthyes është raportuar pasditen e së hënës në stacionin e sutobusëve në Prishtinë. Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për lajmi.net se policia ka ndërmarrë menjëherë masat e nevojshme të sigurisë, pas pranimit të informatës rreth orës 18:00. “Sapo kemi pranuar informatën, policia ka…

Lajme

22/06/2026 19:40

Një alarm për mjet të dyshuar shpërthyes është raportuar pasditen e së hënës në stacionin e sutobusëve në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për lajmi.net se policia ka ndërmarrë menjëherë masat e nevojshme të sigurisë, pas pranimit të informatës rreth orës 18:00.

“Sapo kemi pranuar informatën, policia ka reaguar duke siguruar zonën. Në një perimetër të caktuar janë evakuuar qytetarët, ndërsa njësitet përkatëse janë angazhuar për trajtimin dhe verifikimin e informatës”, ka deklaruar Ahmeti.

Policia po vazhdon veprimet në terren, ndërsa ende nuk ka informacione shtesë lidhur me natyrën e mjetit të dyshuar. /Lajmi.net/