“Poshtë Prokuroria patriarkale”, mesazhi që u dëgjua sot në protestën pas vrasjes së Erona Coklit
Erona Cokli është 21 vjeçarja e cila u vra pak ditë më parë në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, nga ish bashkëshorti i saj, Valon Aliu. Përveç Eronës, mbeti i plagosur edhe vëllai i saj 15 vjeçar. Nga kjo vrasje është shokuar opinioni publik, me ç’rast janë mbajtur edhe protesta. Sot në Prishtinë kanë…
Lajme
Erona Cokli është 21 vjeçarja e cila u vra pak ditë më parë në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, nga ish bashkëshorti i saj, Valon Aliu.
Përveç Eronës, mbeti i plagosur edhe vëllai i saj 15 vjeçar.
Nga kjo vrasje është shokuar opinioni publik, me ç’rast janë mbajtur edhe protesta.
Sot në Prishtinë kanë protestuar për të nxitur reagimin e institucioneve përgjegjëse, e sidomos Prokurorisë.
“Edhe sa gra të vrara”, “Poshtë Prokuroria patriarkale”, “Liri për vajzat”, ishin disa nga mesazhet që u brohoritën sot gjatë protestës.
Video: