Policia shpallë në kërkim një person, kërkon ndihmë nga qytetarët

Policia e Kosovës në Rajonin e Pejës ka shpallur në kërkim një person të dyshuar për veprën penale ‘’Vrasje e rëndë në tentativë’’. Pajtim Etemi, i lindur më 1 maj të vitit 1990 në fshatin Grabanicë të Klinës është personi i cili kërkohet nga Policia. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës…

Lajme

23/10/2024 12:14

Policia e Kosovës në Rajonin e Pejës ka shpallur në kërkim një person të dyshuar për veprën penale ‘’Vrasje e rëndë në tentativë’’.

Pajtim Etemi, i lindur më 1 maj të vitit 1990 në fshatin Grabanicë të Klinës është personi i cili kërkohet nga Policia.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë – E-mail adresa: [email protected]