Policia sekuestron armë, municion dhe mjete të tjera ilegale në veri
Policia e Kosovës, përkatësisht drejtoria rajonale e Policisë në Mitrovicë Veri, gjatë kryerjes së detyrave të rregullta policore dhe kontakteve të vazhdueshme me qytetarë, duke u ofruar atyre shërbime profesionale, kanë pranuar sot, informata se në një shtëpi të braktisur në lagjen Bërxhane, Mitrovicë Veri, mund të gjendeshin mjete ilegale. Sipas njoftimit, lidhur me këto…
Lajme
Policia e Kosovës, përkatësisht drejtoria rajonale e Policisë në Mitrovicë Veri, gjatë kryerjes së detyrave të rregullta policore dhe kontakteve të vazhdueshme me qytetarë, duke u ofruar atyre shërbime profesionale, kanë pranuar sot, informata se në një shtëpi të braktisur në lagjen Bërxhane, Mitrovicë Veri, mund të gjendeshin mjete ilegale.
Sipas njoftimit, lidhur me këto informata, policia ka ndërmarrë veprime të menjëhershme, ku si rezultat gjatë kontrollit në një shtëpi te braktisur kanë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë si në vijim: Një karikator të zbrazet për arme te gjate; një bajonet; shishe plastike e mbushur me saqme; kapsula për fishek; sasi e barutit; një rryp brezi ushtarak; Një minë kundër këmbësorik; pjesë për mbushje të fishekeve; detonator për minë; targa të automjetit të ish- Milicisë, tre fishek të armës së gjuetisë; trembedhjet fishek të kalibrave të ndryshëm; dy fishek të kalibrit 12.7 mm; dy fishek të kalibrit 20 mm, dy gëzhoja të kalibrit 12.7 mm; një xhaket ushtarake dimërore; një palë dorëza ushtarake dhe katër këmisha të Policisë së Serbisë.

“Pasi që në dëshmitë e gjetura është hasur material i rrezikshëm eksplodues në vend ngjarje kanë dalë edhe Njësia për trajtimin e mjeteve eksploduese (NJTME), të cilët nga vendi i ngjarjes kanë tërhequr sasinë e barutit, fishekët e kalibrit 12.7 mm si dhe 20 mm e po ashtu edhe minën kundër këmbësorik me detonatorin”, thuhet në njoftim.
Më tej thuhet se lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit për veprën penale: “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Sipas policisë, në lidhje me këtë rast nuk ka persona të arrestuar, ndërsa rasti mbetet nën hetime.