Policia mohon propagandën serbe se “shqiptarët kanë sulmuar ushtrinë serbe”: Janë dezinformata, ne kemi arrestuar katër gjuetarë serbë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pretendimet që janë publikuar në disa media serbe, që “një grup I armatosur shqiptarësh ka qëlluar drejt pjesëtarëve të ushtrisë serbe pranë bazës së ashtuquajtur “Debela Glava”, janë dezinformata të pabazuara dhe nuk korrespondojnë me asnjë informacion zyrtar apo ngjarje të verifikuar nga autoritetet në territorin e Republikës së…
Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se pretendimet që janë publikuar në disa media serbe, që “një grup I armatosur shqiptarësh ka qëlluar drejt pjesëtarëve të ushtrisë serbe pranë bazës së ashtuquajtur “Debela Glava”, janë dezinformata të pabazuara dhe nuk korrespondojnë me asnjë informacion zyrtar apo ngjarje të verifikuar nga autoritetet në territorin e Republikës së Kosovës.
Sipas Policisë, në bazë të të gjitha të dhënave operative, raportimeve nga njësite policore në terren dhe koordinimit me institucionet tjera kompetente, nuk është regjistruar asnjë incident i karakterit të pretenduar.
“Publikimi i informacioneve të tilla të pasakta kontribuon në krijimin e perceptimeve të rreme dhe rritjen e tensioneve të panevojshme në zonat kufitare. Policia e Kosovës siguron qytetarët dhe opinonin publik se situata në zonën kufitare ka qenë dhe vazhdon të mbetet e qetë dhe plotësisht nën kontroll të autoriteteve”, ka njoftuar Policia.
Ata kanë thënë se dje, Policia ka arrestuar katër persona të dyshuar, gjuetarë të Serbisë që kanë kaluar ilegalisht vijën kufitare dhe për armëmbajtje pa leje.
“Armët dhe municioni i gjetur janë konfiskuar, ndërsa të dyshuarit, me vendim të organeve kompetente të drejtësisë, janë dërguar në mbajtje konform procedurave ligjore. Policia e Republikës së Kosovës u bën thirrje mediave që të referohen vetëm në burime të verifikuara dhe të shmangin publikimin e informacionit të pa konfirmuar, i cili mund të ndikojë negativisht në rendin dhe sigurinë publike. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë së përgjithshme, zbatimin e ligjit dhe ruajtjen e rendit publik për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë. /Lajmi.net/
Njoftimi i plotë: