Po mbyllet komuna paralele në Skenderaj, bashkë me Policinë shihen edhe pjesëtarë të EULEX-it
Një komunë paralele që ka qenë aktive në Skenderaj po mbyllet. Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani. “Sot gjatë verifikimeve policore në terren kemi ardhë deri tek informacioni se Komuna Paralele e Skënderajit është aktive”, ka thënë Elshani. Ai tutje ka shtuar se në koordinim me…
Lajme
Një komunë paralele që ka qenë aktive në Skenderaj po mbyllet.
Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.
“Sot gjatë verifikimeve policore në terren kemi ardhë deri tek informacioni se Komuna Paralele e Skënderajit është aktive”, ka thënë Elshani.
Ai tutje ka shtuar se në koordinim me prokurorin kanë hyrë në ndërtesë dhe janë duke u marrë me rastin.
“Kemi konsultu Prokurorin i cili e ka rastin e Komunave Paralele në Veri dhe në koordinim me të kemi hy në këtë ndërtesë dhe jemi duke u marrë me rastin”, pohoi ai.
Portali në gjuhën serbe “Kossev” ka publikuar pamje prej atje ku shihen edhe pjesëtarë të EULEX’it./Lajmi.net