Pjesëmarrja e Donjeta Sadikut në Botërorin e boksit drejt dështimit

Kombëtarja e Kosovës në boks përsëri po ballafaqohet me probleme për pjesëmarrjen në kampionate botërore nga shtetet të cilat nuk e njohin shtetin tonë. Federata e boksit qysh nga muaji janar ka dorëzuar dokumentacionin e kompletuar për pjesëmarrje në Kampionatin Botëror i cili do të mbahet nga data 14-26 Mars 2023 në New Dehli-Indi. Edhe…

Sport

12/03/2023 15:16

Kombëtarja e Kosovës në boks përsëri po ballafaqohet me probleme për pjesëmarrjen në kampionate botërore nga shtetet të cilat nuk e njohin shtetin tonë.

Federata e boksit qysh nga muaji janar ka dorëzuar dokumentacionin e kompletuar për pjesëmarrje në Kampionatin Botëror i cili do të mbahet nga data 14-26 Mars 2023 në New Dehli-Indi.

Edhe pse Komiteti Olimpik i Indisë dhe Federata e Boksit e Indisë fajin ja hedhin Qeverisë Indiane gjegjësisht Ministrisë së Punëve te Jashtme te Indisë për mos pajisjen me viza për Kombëtaren e Kosovës në Boks.

Përveç FBOXK-it në këtë proces për pajisjen me viza për sportistët tanë kanë qenë të angazhuara Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit si dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës.

Edhe pse nesër më 13 Mars ekipi i Kosovës ka qenë e paraparë të udhëtojë, deri më sot nuk ka përgjigje pozitive .

Kosova në këtë kampionat botëror ka qenë e paraparë të përfaqësohet me boksierën, medalisten botërore Donjeta Sadiku./Lajmi.net/