Pesë të lënduar nga një aksident mes pesë veturave në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, përfshihet një automjet i Policisë
Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 7:30 në rrugën Mitrovicë-Prishtinë. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti ka thënë se kanë qenë të përfshira pesë automjete e një ndër to edhe një automjet i Policisë. Nga ky aksident lëndime kanë marrë pesë persona, shkruan lajmi.net. “Sot rreth orës 07:30 kemi pranuar informatën se…

Lajme
Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 7:30 në rrugën Mitrovicë-Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti ka thënë se kanë qenë të përfshira pesë automjete e një ndër to edhe një automjet i Policisë.
Nga ky aksident lëndime kanë marrë pesë persona, shkruan lajmi.net.
“Sot rreth orës 07:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira 5 automjete ( prej tyre një automjet i policisë). Si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti. /Lajmi.net/

