Personi që u vra sot në Skenderaj ishte mik i Faton Hajrizit, ja çfarë thoshte për të pas rastit në Serbi
Një 42 vjeçar ka mbetur sot i vdekur në një lokal në Skenderaj, derisa ende nuk dihen motivet e këtij akti. Policia e Kosovës ka njoftuar se në lidhje me rastin është arrestuar një 62 vjeçar, teksa një tjetër gjendet ende në arrati. 42 vjeçari i vrarë sot në Skenderaj po del të jetë mik…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2025/02/mexhiti-grubi-3-scaled.jpg)
Lajme
Një 42 vjeçar ka mbetur sot i vdekur në një lokal në Skenderaj, derisa ende nuk dihen motivet e këtij akti.
Policia e Kosovës ka njoftuar se në lidhje me rastin është arrestuar një 62 vjeçar, teksa një tjetër gjendet ende në arrati.
42 vjeçari i vrarë sot në Skenderaj po del të jetë mik i ngushtë i Faton Hajrizit i cili u vra në Serbi pas arratisjes nga burgu i Smrekonicës në Kosovë.
Më 9 gusht ishte dita kur Hajrizi ishte varrosur në Kosovë në vendlindjen e tij, e ku dy ditë më vonë personi i cili u vra sot kishte folur për të.
Ai kishte treguar se si e kishte kuptuar për arratisjen e Fatonit e më pas për vrasjen e tij
“Jam kanë në punë, kur më ka treguar një koleg se Fatoni është arratis prej burgut, edhe i kam thanë pse kjo Faton ti je gati me e kry burgun, po dikush e murr në qafë, masi e telefonova mtha kurrë i gjallë nuk kthehna”, kishte thënë ai.
Ndërkaq Ismet Ibishi, personi që mbeti i vrarë me armë zjarri në një lokal në Skenderaj është edhe nipi i kryetarit të OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucatit.
Kështu ka njoftuar vetë Gucati, teksa është shprehur i prekur thellë nga vdekja e Ismet Ibishit.
Derisa për këtë vrasje Policia tha se është realizuar bastisje në shtëpinë e të dyshuarit ku është gjetur dhe konfiskuar një armë e gjatë, një karikator me 30 fishekë e gjithashtu edhe 15 fishekë të një kalibri tjetër.
Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të rastit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
“Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve së bashku me prokurorin e shtetit po vijojnë hetimet për arrestimin edhe të një personi tjetër të dyshuar si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti”, u tha në njoftimin e Policisë. /Lajmi.net/
Për më shumë ndiqni videon: