Përparim Rama për Muratin: Pse po i bllokon 35 milionë të kryeqytetit, pse po punon në mënyrë të jashtëligjshme?

Pas protestës dy orëshe të punëtorëve të “trafikut Urban” dhe operatorëve privatë, kryetari i Komunës së Prishtinës ka shprehur keqardhjen duke thënë se kjo bllokadë vjen veç prej Qeverisë, konkretisht prej Ministrisë së Financave, pa çka shprehi gatishmërinë që të takohet me ta kudo dhe kurdo që ata dëshirojnë në mënyrë që të gjejnë një…

Lajme

25/11/2025 11:46

Pas protestës dy orëshe të punëtorëve të “trafikut Urban” dhe operatorëve privatë, kryetari i Komunës së Prishtinës ka shprehur keqardhjen duke thënë se kjo bllokadë vjen veç prej Qeverisë, konkretisht prej Ministrisë së Financave, pa çka shprehi gatishmërinë që të takohet me ta kudo dhe kurdo që ata dëshirojnë në mënyrë që të gjejnë një zgjidhje.

Tutje ai në konferencë tha se ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, po mundohet tu hedhë hi syve popullit duke u marrë me tema tjera, teksa tha se kemi të bëjmë me një temë më relevante.

“Sa mundohesh me i qit hi syve gjithë popullit me tema të tjera, fokusohu me temën që kemi këtu relevante. Pse po i bllokon 35 milionë të kryeqytetit, pse po punon në mënyrë të jashtëligjshme. Pse po i bllokon. Kjo s’ka të bëjë me asgjë tjetër. Të tjerat janë gënjeshtra totale që flet, e s’kanë të bëjnë me realitetin. A mundesh me i pagu 35 milionë sot. Po. Ekziston Ligji. S’të ndalon asgjë me i pagu sot këto. Punon jashtëligjshëm e për këtë kemi bërë kallëzim penal ndaj tij e tre zyrtarëve të tjerë. Derisa ai hap tema të tjera që s’janë relevante, sot kemi punëtorët e familjet e tyre që kanë punu me muaj të tërë pa paga si shkak i bllokadës së një ministri që i teket me blloku e mundet jashtëligjshëm. Ai krijon tema të tjera, e i ik pyetjes”, ka thënë Rama. /Lajmi.net/