Përleshja fizike mes dy kirurgëve në QKUK, Policia jep detaje
Një incident ka ndodhur sot brenda objektit të Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Dy punonjës shëndetësorë, saktësisht dy doktorë, kirurgë janë rrahur mes vete. Lajmin për lajmi.net e kanë konfirmuar edhe nga QKUK të cilët kanë thënë se ende nuk dihen shkaqet. “Në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve ka…
Lajme
Një incident ka ndodhur sot brenda objektit të Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Dy punonjës shëndetësorë, saktësisht dy doktorë, kirurgë janë rrahur mes vete.
Lajmin për lajmi.net e kanë konfirmuar edhe nga QKUK të cilët kanë thënë se ende nuk dihen shkaqet.
“Në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve ka ndodhur një incident mes dy punonjësve shëndetësorë. Sipas informatave fillestare, për rastin janë njoftuar organet e rendit, të cilat kanë dalë në vendin e ngjarjes. Për momentin nuk kemi detaje shtesë lidhur me shkaqet”, kanë thënë nga QKUK.
Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar sot edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prishtinë, Enis Pllana.
Ai ka thënë se rasti është inicuar si “sulm”.
“Sot rreth orës 08:00, kemi pranuar informatën për një përleshje fizike, e cila ka ndodhë në QKUK në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë përfshirë dy persona. Në koordinim me Prokurorin e Shtetit rasti është iniciuar Sulm. Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit po merret për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka thënë Pllana. /Lajmi.net/