Përfundon rinumërimi në 20 komuna, edhe 356 vendvotime ende pa u rinumëruar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se sot është dita e shtatë që kur ka filluar rinumërimi i votave të kandidatëve për deputetë. Deri sot, janë rinumëruar 558 nga 914 vendvotime, ndërsa kanë mbetur pa rinumëruar eedhe 356 sosh. “Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani…

Lajme

19/01/2026 12:03

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se sot është dita e shtatë që kur ka filluar rinumërimi i votave të kandidatëve për deputetë.

Deri sot, janë rinumëruar 558 nga 914 vendvotime, ndërsa kanë mbetur pa rinumëruar eedhe 356 sosh.

“Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e diel, 19 janar 2026, ora 10:00) janë rinumëruar 61% apo 558 nga 914 vendvotime, të cilat u takojnë komunave: Deçan (5/5), Gjakovë (15/15), Gllogoc (7/7), Gjilan (13/13), Dragash (57/57), Istog (6/6), Kaçanik (45/45), Klinë (6/6), Fushë Kosovë (6/6), Kamenicë (5/5), Mitrovicë e Jugut (10/10), Leposaviq (25/25), Lipjan (9/9), Novobërdë (2/2), Obiliq (3/3), Rahovec (8/8), Pejë (14/14), Podujevë (11/11), Prishtinë (26/26), Prizren (232/235) dhe Skënderaj (50/72)”, ka njoftuar KQZ.

Siç ka njoftuar KQZ, deri më tani rinumërimi është përmbyllur në 20 komuna.

Në platfomën e KQZ-së për rezultate https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/, në hapësirën QNR > Rinumërim, do të paraqiten rezultatet pas numërimit të çdo vendvotimi. /Lajmi.net/ 

Njoftimi i plotë: