Përfundon një tjetër investim në Prevallë, vendoset sinjalizimi horizontal dhe vertikal

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se është përfunduar vendosja e sinjalizimit horizontal dhe vertikal në segmentin rrugor në hyrje të Prevallës. Sipas ministrisë, ky intervenim vjen pas përfundimit të punimeve për sanimin e rrugës, duke kompletuar kështu investimin në këtë pjesë. “Në hyrje të Prevallës tashmë është përfunduar edhe vendosja e sinjalizimit horizontal…

Lajme

14/07/2026 15:24

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se është përfunduar vendosja e sinjalizimit horizontal dhe vertikal në segmentin rrugor në hyrje të Prevallës.

Sipas ministrisë, ky intervenim vjen pas përfundimit të punimeve për sanimin e rrugës, duke kompletuar kështu investimin në këtë pjesë.

“Në hyrje të Prevallës tashmë është përfunduar edhe vendosja e sinjalizimit horizontal dhe vertikal, pas përfundimit të punimeve për sanimin e rrugës”, thuhet në njoftim.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka theksuar se mbetet e përkushtuar që, krahas investimeve në ndërtimin dhe rehabilitimin e rrugëve, të sigurojë edhe standardet e nevojshme të sinjalizimit rrugor.

Sipas ministrisë, këto investime kanë për qëllim rritjen e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore në vend. /Lajmi.net/