PDK tha se do të dërgoj 20 ligje në Gjykatë Kushtetuese, Bislimi: Po bëhen pengesë e anëtarësimit të Kosovës në SEPA
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka reaguar pasi PDK i ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese 20 ligjet që u miratuan me 5 dhjetor në seancën e mbrëmjes në Kuvendin e Kosovës. Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se në mesin e këtyre 20 ligjeve janë edhe tre ligje kyçe për zhvillimin financiar të vendit,…

Lajme
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka reaguar pasi PDK i ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese 20 ligjet që u miratuan me 5 dhjetor në seancën e mbrëmjes në Kuvendin e Kosovës.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se në mesin e këtyre 20 ligjeve janë edhe tre ligje kyçe për zhvillimin financiar të vendit, të cilat i hapin rrugën anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Zonën e Vetme të Pagesave Evropiane (SEPA).
“Bëhet fjalë për ligjin për bankat, ligjin për shërbimet e pagesave dhe ligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e terrorizmit. Ligjet janë të parapara të sjellin më shumë transparencë financiare në vend, përafrim me tregun e Bashkimit Evropian si dhe përfitime të prekshme për qytetarët. Anëtarësimi në SEPA do të sjellë dhe një ulje të kostos së pagesave ndërkufitare deri në 55 milionë euro në vit. Ato janë një lehtësim i madh për familjet që pranojnë para nga të afërmit jashtë vendit dhe për bizneset që operojnë me partnerë ndërkombëtarë. Pra PDK-ja po ka qëllim që t’i dëmtojë qytetarët dhe bizneset në koston e të paktën 55 milionë eurove në mënyrë direkte në vit”, ka shkruar Bislimi.