Pasagjeri godet me shuplakë stjuardesën në fluturimin për Gjermani, refuzoi të ulej pranë një gruaje duke u thirrur në Sheriat
Një pasagjer turk dyshohet se ka goditur me shuplakë një stjuardesë gjatë një fluturimi të kompanisë Turkish Airlines nga Turqia drejt Düsseldorfit të Gjermanisë. Sipas një postimi të gazetarit Enver Robelli, incidenti ndodhi pasi pasagjeri refuzoi të ulej pranë një gruaje, duke u thirrur në ligjin e Sheriatit. Robelli shkruan se kur stjuardesa e kundërshtoi…
Lajme
Një pasagjer turk dyshohet se ka goditur me shuplakë një stjuardesë gjatë një fluturimi të kompanisë Turkish Airlines nga Turqia drejt Düsseldorfit të Gjermanisë.
Sipas një postimi të gazetarit Enver Robelli, incidenti ndodhi pasi pasagjeri refuzoi të ulej pranë një gruaje, duke u thirrur në ligjin e Sheriatit.
Robelli shkruan se kur stjuardesa e kundërshtoi sjelljen e tij dhe u përpoq ta bindte të respektonte rregullat e fluturimit, situata u përshkallëzua dhe ai e goditi atë me shuplakë.
Pas uljes së avionit në Düsseldorf, policia gjermane ndërhyri në vendngjarje, nisi hetimet dhe ndaj pasagjerit u ngrit akuzë për lëndim trupor.
Ngjarja është bërë publike përmes postimit të gazetarit Enver Robelli. /Lajmi.net/