Pas vrasjes së Arlindës, banka i kërkon garantuesit të saj pagesën e kredisë: Ju lutem ta bëni pagesë

Arlinda Zekaj është vrarë mbrëmjen e së dielës, nga kunati i saj Albert Sylaj në shtëpinë që e ka ndërtuar bashkë me bashkëshortin e saj, Jeton Sylajn. Pas vdekjes së saj, banka në të cilën Arlinda kishte kredi, ka filluar t’ia kërkoj paratë garantuesit të saj. Bisedat e bankës me garantuesin e saj i ka…

Lajme

29/10/2026 14:13

Arlinda Zekaj është vrarë mbrëmjen e së dielës, nga kunati i saj Albert Sylaj në shtëpinë që e ka ndërtuar bashkë me bashkëshortin e saj, Jeton Sylajn.

Pas vdekjes së saj, banka në të cilën Arlinda kishte kredi, ka filluar t’ia kërkoj paratë garantuesit të saj.

Bisedat e bankës me garantuesin e saj i ka publikuar gazetari Ermal Panduri.

“Ky shtet vrasës, që e ka vra Arlindën, a mundet me ba diçka krejt minimale si fillim për të? Me ia pagu kredinë. Qe disa ditë ka nisë presioni i tmerrshëm i bankës ndaj garantuesit të kredisë së Arlindës, një të afërmi të saj, të cilit çdo ditë po ia përkujtojnë borxhin dhe po e kërcënojnë me masa. Borxhin a mundet me ia “falë” ky shtet, masi jetën s’ia doli dot me ia falë? Arlinda kish me pagu borxhin vetë, nëse e kishit lanë me jetu…”, ka shkruar Panduri.

Mesazhet e bankës:

Screenshot