Pas protestave të punëtorëve të “Pastrimit”, Rama: Angazhimi i operatorit privat mbetet një mbështetje për kompaninë dhe jo një zëvendësim i saj

Ditën e sotme kompania publike për pastrimin e qytetit, “Pastrimi”, mbajti një protestë në shenjë revolte ndaj Komunës së Prishtinës. Ata përmes disa pankartave reaguan drejt Komunës duke thënë se kjo e fundit. Punëtorët mbajnë pankarta “16 milionë privatit, o për KRM Prishtinën”. Ata thanë se kryetari Përparim Rama e drejtori i Shërbimeve Publike, Bekim…

Lajme

04/12/2024 16:51

Ditën e sotme kompania publike për pastrimin e qytetit, “Pastrimi”, mbajti një protestë në shenjë revolte ndaj Komunës së Prishtinës.

Ata përmes disa pankartave reaguan drejt Komunës duke thënë se kjo e fundit.

Punëtorët mbajnë pankarta “16 milionë privatit, o për KRM Prishtinën”.

Ata thanë se kryetari Përparim Rama e drejtori i Shërbimeve Publike, Bekim Brestovci po e falimentojnë ndërmarrjen publike “Pastrimi”.

E vet Rama ka mohuar një reagim të tillë.

Ai ka mohuar se punëtorët e kompanisë “Pastrimi” mund të mbeten pa punë.

“Nuk do të lejojmë që pastrimi i kryeqytetit të sabotohet për arsye politike. Punëtorët e kompanisë “Pastrimi” nuk do të mbeten pa punë, dhe qytetarët e kryeqytetit nuk do të mbeten pa shërbimin e grumbullimit të mbeturinave. Për shkak të kapaciteteve të pamjaftueshme të kompanisë “Pastrimi” për të përmbushur nevojat e kryeqytetit, që nga muaji maj kemi angazhuar  operator privat, për të garantuar shërbime cilësore të merituara për qytetarët”, shkroi i pari i kryeqytetit në Facebook./Lajmi.net