Pas audio-incizimeve Kusari-Lila dhe Radojçiq- Kuvendi nesër në seancë të jashtëzakonshme
Kuvendi i Kosovës ka njoftuar për një seancë të jashtëzakonshme për ditën e nesërme. Seanca pason pas publikimit të audio-incizimeve të shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila me Milan Radojçiqin. “Debat Parlamentar për komunikimet e kryetares së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila me Milan Radojiçiç”, thuhet në njoftimin…
Lajme
Kuvendi i Kosovës ka njoftuar për një seancë të jashtëzakonshme për ditën e nesërme.
Seanca pason pas publikimit të audio-incizimeve të shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila me Milan Radojçiqin.
“Debat Parlamentar për komunikimet e kryetares së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila me Milan Radojiçiç”, thuhet në njoftimin e Kuvendit për media.
Kujtojmë që ka deputetë opozitar që kanë kërkuar që Kusari-Lilës ti merret mandati.
Megjithatë, çdo akuzë drejtuar asaj është hedhur poshtë nga vet Kusari-Lila, të cilësuara nga ajo si montime.
Seanca është planifikuar të fillojë në orën 12:00./Lajmi.net