Pamje nga aksidenti në Stallovë ku u lënduan pesë persona

Pesë persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 11:00, në fshatin Stallovë të Prishtinës. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për lajmi.net se në këtë aksident janë të përfshirë dy vetura. “Sot rreth orës 11:00 kemi pranuar informatën…

Lajme

11/10/2024 13:37

Pesë persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 11:00, në fshatin Stallovë të Prishtinës.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për lajmi.net se në këtë aksident janë të përfshirë dy vetura.

“Sot rreth orës 11:00 kemi pranuar informatën se në fshatin Stallovë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona”, ka thënë ajo

Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit.

Lajmi.net ka arritur të sigurojë pamje nga ky aksident./Lajmi.net/