Osmani pas takimit me Von der Leyen: Diskutuam Planin e Rritjes, do të kemi në dispozicion mbi 800 milionë euro

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot priti në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Osmani përmes një postimi në Facebook, thotë se bashkë me Von der Leyen diskutuan rreth Planit të Rritjes dhe agjendën e reformave, ku prej të cilës për Kosovën do të jenë në dispozicion mbi 800 milionë euro. Tutje…

Lajme

26/10/2024 13:22

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot priti në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Osmani përmes një postimi në Facebook, thotë se bashkë me Von der Leyen diskutuan rreth Planit të Rritjes dhe agjendën e reformave, ku prej të cilës për Kosovën do të jenë në dispozicion mbi 800 milionë euro.

Tutje ajo tha se Kosova është e përkushtuar për të ecur drejt familjes evropiane.

“Së bashku diskutuam Planin e Rritjes dhe agjendën tonë të reformave, prej të cilës do të kemi në dispozicion mbi 800 milionë euro. Në këtë frymë, ritheksova edhe nevojën për heqjen e masave të padrejta kundër Kosovës, nga të cilat më së shumti po dëmtohen qytetarët e vendit tonë”, ka shkruar Osmani.

Sipas Osmanit, gjatë takimit ajo uroi Von der Leyen për rizgjedhjen e saj në krye të Komisionit Evropian, gjersa ritheksoi edhe përkushtimin e Kosovës për të ecur para.

“Në takim me Presidenten Ursula von der Leyen, e urova për rizgjedhjen e saj në krye të Komisionit Evropian, gjersa ritheksova përkushtimin e vendit tonë për të ecur, bazuar në merita, drejt familjes së bashkuar evropiane”, njoftoi Osmani.