Numërohen gati 30 për qind e votave, ja pesë kandidatët më të votuar në LVV, PDK, LDK dhe Aleancë

Procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë po vazhdon në Qendrat Komunale të Numërimit, ndërsa deri tani janë procesuar afro 30 për qind e vendvotimeve në nivel vendi. Të dhënat e fundit tregojnë se në katër partitë më të mëdha parlamentare tashmë kanë nisur të dallohen emrat që po marrin mbështetjen më të…

Lajme

09/06/2026 15:03

Procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë po vazhdon në Qendrat Komunale të Numërimit, ndërsa deri tani janë procesuar afro 30 për qind e vendvotimeve në nivel vendi.

Të dhënat e fundit tregojnë se në katër partitë më të mëdha parlamentare tashmë kanë nisur të dallohen emrat që po marrin mbështetjen më të madhe të qytetarëve.

Në Lëvizjen Vetëvendosje, kandidati më i votuar mbetet Albin Kurti me 67 mijë e 177 vota. Pas tij renditen Glauk Konjufca me 52 mijë e 759 vota, Albulena Haxhiu me 30 mijë e 319 vota, Hekuran Murati me 26 mijë e 700 vota dhe Donika Gërvalla-Schwarz me 24 mijë e 462 vota, shkruan lajmi.net.

Në Partinë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza kryeson me 32 mijë e 611 vota. Në pesëshen më të votuar gjenden edhe Përparim Gruda me 20 mijë e 713 vota, Arian Tahiri me 18 mijë e 22 vota, Uran Ismaili me 16 mijë e 122 vota dhe Sala Jashari me 11 mijë e 548 vota.

Në Lidhjen Demokratike të Kosovës, më e votuara vazhdon të jetë Vjosa Osmani me 21 mijë e 292 vota. Pas saj vijnë Lumir Abdixhiku me 19 mijë e 300 vota, Doarsa Kica-Xhelili me 15 mijë e 156 vota, Hykmete Bajrami me 11 mijë e 792 vota dhe Avdullah Hoti me 10 mijë e 588 vota.

Ndërkaq, në Aleancë kryeson Ardian Gjini me 10 mijë e 593 vota. Pas tij renditen Ramush Haradinaj me 9 mijë e 604 vota, Daut Haradinaj me 7 mijë e 317 vota, Besnik Tahiri me 6 mijë e 504 vota dhe Bekë Berisha me 5 mijë e 133 vota.

Numërimi i votave po vazhdon dhe renditja e kandidatëve mund të pësojë ndryshime deri në përfundimin e plotë të procesit. /Lajmi.net/