Numërimi i votave të kandidatëve për deputetë ndërpritet sot në ora 12:00, vazhdon me 1 janar nga ora 16:00
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon numërimin e votave të kandidatëve për deputetë në Qendrat Komunale të Numërimit. Ky numërim i votave do të ndërpritet sot në ora 12:00, ndërsa do të vazhdoj nesër, më 1 janar në ora 16:00, shkruan lajmi.net. Vendimi është marrë pas diskutimeve në Këshillin për Operacione Zgjedhore dhe ka nxitur…
Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon numërimin e votave të kandidatëve për deputetë në Qendrat Komunale të Numërimit.
Ky numërim i votave do të ndërpritet sot në ora 12:00, ndërsa do të vazhdoj nesër, më 1 janar në ora 16:00, shkruan lajmi.net.
Vendimi është marrë pas diskutimeve në Këshillin për Operacione Zgjedhore dhe ka nxitur debat mes anëtarëve të KQZ-së lidhur me angazhimin e stafit gjatë festave.