Nora Gjakova e argjendtë në Abu Dhabi – mposhtet nga jugkoreania, Mimi Huh

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova është ndalur në finale, pasi humbi nga jugkoreania, Mimi Huh Pejania arriti t`i sigurojë Kosovës medaljen e argjendtë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dhabi, në kategorinë -57 kilogramë, transmeton lajmi.net. Në raudin e parë ajo mposhti koreanen, Shin Yuna për të kaluar më pas në raundin tjetër ku triumfoi…

Sport

21/10/2022 17:26

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova është ndalur në finale, pasi humbi nga jugkoreania, Mimi Huh

Pejania arriti t`i sigurojë Kosovës medaljen e argjendtë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dhabi, në kategorinë -57 kilogramë, transmeton lajmi.net.

Në raudin e parë ajo mposhti koreanen, Shin Yuna për të kaluar më pas në raundin tjetër ku triumfoi ndaj holandezes, Pleuni Conrelisse.

Në raudin e tretë arriti të fitojë ndaj serbes, Maria Perisic.

Kurse, drejt finales të Grand Slamit të xhudos pejania arriti duke mposhtur gjeorgjianen, Liparteliani.

Më pas në finale u mposht nga jugkoreania, Mimi Huh, kështu duke siguruar medaljen e argjendtë për Kosovën./Lajmi.net/