Njihuni me “Beretat e kuqe” të Policisë Ushtarake të FSK-së – Video

“Beretat e kuqe”, quhet njësiti i Policisë Ushtarake të FSK-së, misioni i të cilës është mbajtja e rendit dhe sigurisë publike, por edhe si organ mbikëqyrës për Ushtrinë e Kosovës. Gazetari i lajmi.net, ka shkuar që ta vizitojë këtë njësi, dhe ka shpërndarë eksperiencën e ushtarëve të kësaj njësie. Për këtë njësi flet Nënkoloneli I…

Lajme

24/02/2024 17:28

“Beretat e kuqe”, quhet njësiti i Policisë Ushtarake të FSK-së, misioni i të cilës është mbajtja e rendit dhe sigurisë publike, por edhe si organ mbikëqyrës për Ushtrinë e Kosovës.

Gazetari i lajmi.net, ka shkuar që ta vizitojë këtë njësi, dhe ka shpërndarë eksperiencën e ushtarëve të kësaj njësie.

Për këtë njësi flet Nënkoloneli I Policisë Ushtarake të Kosovës, Besnik Selimi, i cili tregon detyrat dhe misionin e kësaj njësie.

“Policia ushtarake është njësi e specializuar në kuadër të FSK-së, vepron brenda dhe jashtë vendit, me autorizimet e saj ligjore.”

Gazetari e ka pyetur Nënkolonelin Selimi se me cilat shtete bashkëpunojnë dhe fushat në të cilat trajnohen këta ushtarë me shtetet partnere.

“Që nga themelimi i Policisë Ushtarake, kemi vendosur kontakte, dhe kemi thelluar bashkëpunimin me policitë ushtarake të shteteve partnere, duke filluar me Gardën Kombëtare të Ajovas, me Gjermaninë , ku dërgojmë kohë pas kohë pjesëtarët tonë në specializim, në fusha të ndryshme, në mbrojtje të afërt, apo edhe të hetimit, me karabinierët italianë tash e dy vite kemi filluar të zhvillojmë një bashkëpunim dhe me ndarjen e eksperiencave të ndryshme specialistike. Shqipëria, zhvillojmë trajnime të nivelit individual dhe kolektiv, gjithashtu me Kroacinë dhe Turqinë kemi një bashkëpunim shumë të theksuar.”- tregon Nënkoloneli Selimi.

Në lidhje me dënimet që ata marrin, Nënkoloneli Selimi tregon se ka raste që pjesëtarët e ushtrisë I thyejnë rregullat e komunikacionit, dhe policia ushtarake merret me lëndët e tyre. /Lajmi.net/

Më poshtë e keni videon e plotë: