Një person po intervistohet në stacionin policor në jug për rastin Banjska

Një person është aktualisht duke u intervistuar nga Policia e Kosovës në stacionin e Mitrovicës së Jugut. Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar edhe zëvendësdrejtori i policisë për veriun, Veton Elshani, i cili tha se i njëjti person pas intervistimit do të lirohet. I njëjti është duke u intervistuar për rastin Banjska që ndodhi vitin…

Lajme

12/09/2024 18:30

Një person është aktualisht duke u intervistuar nga Policia e Kosovës në stacionin e Mitrovicës së Jugut.

Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar edhe zëvendësdrejtori i policisë për veriun, Veton Elshani, i cili tha se i njëjti person pas intervistimit do të lirohet.

I njëjti është duke u intervistuar për rastin Banjska që ndodhi vitin e kaluar.

“Një person me interes në lidhje me rastin Banjska është duke u intervistuar në stacionin policor jug. Pas intervistimit i njëjti do të lirohet”, tha Elshani për lajmi.net.