Nëna tha se pronari i një restoranti nuk e lejoi të ushqehet aty për shkak të djalit të saj autik, ai e mohon
Një nënë përmes një postimi në një grup në rrjetin social Facebook, ka thënë se pronari i restorantit “Planeti” në Gjilan nuk i ka lejuar të ushqehet aty shkaku se fëmija i saj është autik. Gazetarja e lajmi.net, Fjolla Hyseni ka kontaktuar me zonjën e cila ka vazhduar të jep detaje rreth kësaj ngjarje. “Vendosëm…
Lajme
Një nënë përmes një postimi në një grup në rrjetin social Facebook, ka thënë se pronari i restorantit “Planeti” në Gjilan nuk i ka lejuar të ushqehet aty shkaku se fëmija i saj është autik.
Gazetarja e lajmi.net, Fjolla Hyseni ka kontaktuar me zonjën e cila ka vazhduar të jep detaje rreth kësaj ngjarje.
“Vendosëm me shku te Restorant Planeti, nuk kemi qenë në dijeni që ka ujë aty. Djali ka fillu me e prek ujin dhe erdhi kamarieri që ishte shumë i sjellshëm, i treguam që është autik na tha që nuk ka problem. E afruam tavolinën afër ujit dhe djali hyri krejt në ujë. Erdh “shefi” dhe iu drejtua familjes time që këtu nuk guxon djali me hy në ujë. Babi im ja spjegoj situatën, i tha që djali është me autizëm e ka qef ujin e na nuk mundemi me i shpjegu që nuk bënë se nuk e kupton. Tha nuk e di duhet menjëherë me e largu djalin nga uji. Me një ftohtësi të fjalëve tha dhe u largu. Djali filloj me qajt me të madhe as që i bëri përshtypje shefit, ai hyri brenda”, ka thënë zonja në fjalë për lajmi.net.
Lajmi.net ka biseduar edhe me përgjegjës të restorantit “Planeti” të cilët e kanë sqaruar situatën në këndvështrimin e tyre.
“Jo nuk është këtu pronari dhe nuk kemi çka me fol për këtë çështje. Me një vend privat kur dikush vjen edhe futet me një vend që është i rrezikshëm dhe ka kemikale në atë ujë aty, na me hjek prej ujit apo me lënë aty me marrë një sëmundje? Zonja ka rrejt shkurt.” është përgjigja nga restorant “Planeti”.
Video: