Një muaj paraburgim ndaj nipit të Capave- dyshohet për përfshirje në konfliktin që çoi në vrasjen e një personi
Gjykata Themelore në Prishtinë, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaj, Erd Marevcit, të dyshuarit për vrasje në tentativë në incidentin e shtatorit të vitit të kaluar në Aktash në Prishtinë, ku ka mbetur i vdekur një person. Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi. “Referuar…

Lajme
Gjykata Themelore në Prishtinë, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaj, Erd Marevcit, të dyshuarit për vrasje në tentativë në incidentin e shtatorit të vitit të kaluar në Aktash në Prishtinë, ku ka mbetur i vdekur një person.
Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.
“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë të datës 11.06.2025 për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurit E.M. i dyshuar për veprat penale Vrasje e rëndë në tentativë dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, gjyqtari i procedurës paraprake pas mbajtjes së seancës dëgjimore, ka marr Aktvendim duke aprovuar kërkesën e PTHP-në, ashtu që të pandehurit E.M., i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj”, ka thënë Gashi.
Në lidhje me këtë rast, në paraburgim ndodhen edhe Korab Gashi, Valdrin Ademi, Robert Llumnica, Salih Sekiraqa dhe Fatos Abazi nën dyshimin për vrasjen e Premtim Gashit më 1 shtator 2024 në “Aktash”. Si dhe Vesel Bunjaku, i dyshuar për manipulim me prova. /Lajmi.net/