Një grua gjendet pa shenja jete në banesën e saj në Mitrovicë, Policia nis hetimet
Një grua rreth 76-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në Mitrovicën e Jugut, gjatë orëve të paradites së kësaj të enjteje. Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili bëri të ditur se menjëherë pas marrjes së informacionit, në vendin e ngjarjes…
Lajme
Një grua rreth 76-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në Mitrovicën e Jugut, gjatë orëve të paradites së kësaj të enjteje.
Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili bëri të ditur se menjëherë pas marrjes së informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore.
“Në orët e paradites së sotme në Mitrovicën e Jugut është raportuar se në banesën e saj është gjetur pa shenja jete një femër, rreth 76 vjeç. Njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit kompetent është iniciuar rasti ‘Hetim mbi vdekjen’, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion”, ka deklaruar Zahiti për lajmi.net.
Policia, në koordinim me Prokurorinë, po vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat e këtij rasti. /Lajmi.net/