Nis zgjerimi i rrugës Isniq-Lëbushë-Strellc në Deçan
Ka nisur puna për zgjerimin e segmentit rrugor Isniq–Lëbushë–Strellc në Komunën e Deçanit. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari Bashkim Ramosaj përmes një njoftimi, por që nuk ka dhënë detaje më tej, duke lënë vetëm mbishkrimin: “Mirëmengjesi nga Deçani”. Zgjerimi i rrugës pritet të kontribuojë në përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe lehtësimin e qarkullimit…
Lajme
Ka nisur puna për zgjerimin e segmentit rrugor Isniq–Lëbushë–Strellc në Komunën e Deçanit.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari Bashkim Ramosaj përmes një njoftimi, por që nuk ka dhënë detaje më tej, duke lënë vetëm mbishkrimin: “Mirëmengjesi nga Deçani”.
Zgjerimi i rrugës pritet të kontribuojë në përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe lehtësimin e qarkullimit për banorët e këtyre zonave.
As Komuna nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me vlerën e projektit, kohëzgjatjen e punimeve apo parametrat e zgjerimit.