Nis fjalët përfundimtare në Hagë avokati i Veselit, thotë që ZPS po mundohet ta përfshij atë në krim pa pasur prova
Në fjalët përfundimtare, sot ka nisur fjalën e tij edhe avokati i Kadri Veselit, njërit nga katër të akuzuarit nga Prokuroria e Specializuar në Hagë. Avokati Rodney Dixon me një metafor, ka përshkruar çështjen e Prokurorisë kundër Kadri Veselit si “një përpjekje për të gjetur njëbirëshin”, shkruan lajmi.net. “Për më shumë se 5 vjet që…
Lajme
Në fjalët përfundimtare, sot ka nisur fjalën e tij edhe avokati i Kadri Veselit, njërit nga katër të akuzuarit nga Prokuroria e Specializuar në Hagë.
Avokati Rodney Dixon me një metafor, ka përshkruar çështjen e Prokurorisë kundër Kadri Veselit si “një përpjekje për të gjetur njëbirëshin”, shkruan lajmi.net.
“Për më shumë se 5 vjet që kur u ngrit aktakuza, madje edhe më parë që në 2015-tën kur u krijuan Dhomat e4 Specializuara dhe filluan hetimet, ZPS ka gjurmuar diçka që nuk ekziston. Janë munduar të gjejnë prova për përfshirjen e KAdri Veselit për përfshirje në krim. Ai është rast unik në këtë pështje gjyqësore sepse nuk ka asnjë rpovë, e jo më të ketë bërë ndonjë vepër penale. Sigurisht që ka qenë anëtarë i përkushtuar i UÇK-së, i cili në një kohë që kishte shumë envojë. Një student i ri, pa asnjë përvojë ushtarake, u bashkua me mijëra të tjerë për të luftuar për lirinë e Kosovës dhe për të pasur një atë ardhme pa brutalitet për veten dhe fëmijët”, ka thënë Dixon.
Ai ka thënë se kjo nuk është krim, por se roli i tij pranë UÇK-së është krenari dhe kurajo tërësisht në mënyrë legjitime.
“Provat lidhur me Veselin ose për të qenë mungesë e këtyra provave flasin në vetvete. Sipas nesh, shpjegimet profesionale kriminalistike të këtyre provave vërtetojnë se nuk ka pasur asnjë element kriminal për të. të ndjekësh të pamundurën këtë ka bërë ZPS-ja gjatë gjithë kohës, në mënyrë të vazhdueshme kanë ndjekur rrugën të gjejnë rpova, janë munduar të kapen pas çdo fjale, kanë luftuar me çdo mull iere përgjatë rrugës. Por, arritëm në fund të rrugës dhe ja ku janë para jush duar bosh. Dosja përfundimtare e tyre është një përpjekje e dëshpëruar për të paraqitur doumentet e tyre sikurse bënë edhe me paraqitjet gojore këtë javë. Ky është një rast i një personi që po luftohej prej UÇK-së, pavarësisht të gjitha mangësive të UÇK-së e cila ka qenë e dukshme që në fillim”, ka thënë Dixon.
Ai ka shtuar se ZPS është përpjekur dëshpërimisht që të përfshij Veselin në këtë çështje gjyqësore.
“Kur vendosën ta përfshijnë në këtë çështje gjyqësore asnjëherë nuk e rishqyrtuan këtë vendim. Edhe pse çdo dëshmitar që sollën këtu, nuk dhanë ndonjë provë kundër Veselit, madje as nuk e kishin dëgjur ndonjëherë emrin e tij. Por, prapë ZPS-ja në mënyrë publike nuk utërhoq në asnjë moment për këtë çështje. Unë besoj se kur kanë shkuar në zyrat e tyre, e kanë menduar këtë dhe thellë thellë kanë pasur dyshimet e veta dhe tani gjndemi sot kur ZPS-ja duhet t’iu sjell fakte konkrete, dhe shohim këto dyshime që manifestojnë mangësi që oshëtijnë nga parashtrimet e tyre”, ka shtuar Dixon. /Lajmi.net/