Nga 2019-ta, voziste veturën e tij pa regjistruar – IPK rekomandon suspendimin e zyrtarit policor në Suharekë
Një zyrtar policor në Suharekë, është ndaluar sot nga IPK dhe ka rezultuar se po e voziste veturën e tij pa regjistrim që nga viti 2019. Për këtë shkelje, IPK ka rekomanduar suspendimin e tij, shkruan lajmi.net. IPK ka falënderuar qytetarët për bashkëpunim derisa ka thënë se mbesin të përkushtuar drejt ndërmarrjes së veprimeve që…

Lajme
Një zyrtar policor në Suharekë, është ndaluar sot nga IPK dhe ka rezultuar se po e voziste veturën e tij pa regjistrim që nga viti 2019.
Për këtë shkelje, IPK ka rekomanduar suspendimin e tij, shkruan lajmi.net.
IPK ka falënderuar qytetarët për bashkëpunim derisa ka thënë se mbesin të përkushtuar drejt ndërmarrjes së veprimeve që synojnë fuqizimin e integritetit policor.
Komunikata e plotë e IPK-së:
Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës kanë pranuar informacione përmes rrugëve operative bazuar në të cilat dyshohej se një zyrtar policor i Stacionit Policor të Suharekës drejton veturën e tij private pa regjistrim.
Pas pranimit të informacionit është verifikuar informacioni dhe zyrtari në fjalë është ndaluar sot në rrugë nga hetuesit e IPK-së ku pas kontrollit të dokumentacionit të veturës së tij ka rezultuar se ky automjet nuk është regjistruar që nga viti 2019.
Lidhur me rastin janë njoftuar Njësia e Trafikut Rajonal të Prizrenit të cilët kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore kurse IPK ka rekomanduar suspendimin për zyrtarin policor.
IPK falënderon të gjithë qytetarët për bashkëpunim duke mbetur e përkushtuar drejt ndërmarrjes së veprimeve që synojnë fuqizimin e integritetit policor.