Nesër nuk do të ketë kufizim për qarkullimin e kamionëve mbi 20 tonë
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se të dielën, nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë. Sipas njoftimit të ministrisë, bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, për ditën e nesërme nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara në vendimin për zbatimin e…
Lajme
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se të dielën, nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.
Sipas njoftimit të ministrisë, bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, për ditën e nesërme nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara në vendimin për zbatimin e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit.
“Për ditën e nesërme, 9 gusht 2026, nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë”, thuhet në njoftim.
Ministria ka bërë të ditur se do të vazhdojë të monitorojë çdo ditë parashikimet meteorologjike dhe, në rast se plotësohen kushtet për zbatimin e kufizimeve, qytetarët dhe operatorët ekonomikë do të njoftohen me kohë.
Vendimi për kufizimin e përkohshëm të qarkullimit të automjeteve të rënda lidhet me temperaturat e larta dhe synon mbrojtjen e infrastrukturës rrugore. /Lajmi.net/