Në Serbi arrestohet një shtetas i Kosovës, pretendohet se “kreu krime kundër ushtrisë jugosllave” në Koshare

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka njoftuar së autoritetet serbe kanë arrestuar sot gjatë ditë një person me inicialet F.K, i moshës 56 vjecare mbi pretendimin se i njëjti “ka kryer krime lufte kundër ushtrisë jugosllave”, në maj të vitit 1999 në Koshare, raporton KO. “Ai dyshohet për krime të kryera…

Lajme

03/07/2024 18:18

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka njoftuar së autoritetet serbe kanë arrestuar sot gjatë ditë një person me inicialet F.K, i moshës 56 vjecare mbi pretendimin se i njëjti “ka kryer krime lufte kundër ushtrisë jugosllave”, në maj të vitit 1999 në Koshare, raporton KO.

“Ai dyshohet për krime të kryera në maj të vitit 1999 në zonën e fshatit Koshare të Kosovës kundër pjesëtarëve të ushtrisë jugosllave”.

Ai tutje ka treguar se Policia e ka sjellë të njëjtin para Prokurorisë për Krime Lufte për të marrë në pyetje dhe për procedim të mëtejshëm. /Lajmi.net/