Në prag të zgjedhjeve, Kurti- 785 familje të cenueshme do të kenë kushte më të mira jetese

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se do t’u dilet në ndihmë 785 familjeve në nevojë nga Prishtina, Skenderaj, Klina, Drenasi, Gjilani, Vitia, Kamenicë, Obiliqi, Istogu e Malisheva. Rizvanolli ka thënë se 22 banesa sociale ku jetojnë, përmes investimit prej 5.5 milionë euro do të kenë: – Izolimin e kulmit – Izolimin e mureve…

Lajme

01/11/2024 13:39

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se do t’u dilet në ndihmë 785 familjeve në nevojë nga Prishtina, Skenderaj, Klina, Drenasi, Gjilani, Vitia, Kamenicë, Obiliqi, Istogu e Malisheva.

Rizvanolli ka thënë se 22 banesa sociale ku jetojnë, përmes investimit prej 5.5 milionë euro do të kenë:

– Izolimin e kulmit

– Izolimin e mureve

– Dyer e dritare të reja

– Sistemin e ngrohjes për secilën familje

– Renovimin e hyrjeve

– Sistemin e interfonisë

– Masat për mbrojtje kundër zjarrit dhe detektorët e tymit.

E jo shumë kohë më pas, të njëjtin postim e ka shpërndarë edhe i pari i vendit, Albin Kurti.

Sipas Kurtit, 785 familje të cenueshme do të kenë kushte më të mira jetese!

“Mbështetja e atyre që më së shumti kanë nevojë është në qendër të politikave tona”, ka shkruar ai./Lajmi.net