Në një shtëpi të pabanuar në Leposaviq, Policia ka gjetur armë dhe pajisje ushtarake

Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar armë, municion dhe pajisje ushtarake gjatë një kontrolli të realizuar në një shtëpi të pabanuar në komunën e Leposaviqit, e cila është në pronësi të një shtetasi serb. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, për rastin është njoftuar prokurori kompetent, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit dhe ndërmarrjen…

Lajme

10/02/2026 09:54

Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar armë, municion dhe pajisje ushtarake gjatë një kontrolli të realizuar në një shtëpi të pabanuar në komunën e Leposaviqit, e cila është në pronësi të një shtetasi serb.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, për rastin është njoftuar prokurori kompetent, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit dhe ndërmarrjen e veprimeve të mëtejme hetimore, shkruan lajmi.net.

“Gjatë kontrollit në një shtëpi të pabanuar, pronë e një mashkulli shtetas serb, janë gjetur dhe konfiskuar: 59 fishekë të kalibrit të panjohur, një kuti metalike, një helmetë ushtarake, një xhaketë me emblemë të Serbisë, një futrollë për thikë, një pjesë e jelekut antiplumb, një çantë ushtarake, dy karikatorë për armë të tipit AK-47, si dhe një karikator tjetër me një fishek”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar, ndërsa materialet e sekuestruara janë dërguar për ekzaminim të mëtejshëm. /Lajmi.net/