Në Dragash sekuestrohen 35 m/2 dru nga Policia, transportoheshin nga Leposaviqi pa dokumente
Më datë 01 korrik 2026, gjatë patrullimit të rregullt, policët e Stacionit Policor të Dragashit – Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren – kanë ndaluar për kontroll një kamion që po qarkullonte në rrugë. Gjatë verifikimit të dokumentacionit, është konstatuar se kamioni transportonte rreth 35 m² dru të ardhura nga Leposaviqi, pa dokumente përcjellëse. “Ngasësi…
Lajme
Më datë 01 korrik 2026, gjatë patrullimit të rregullt, policët e Stacionit Policor të Dragashit – Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren – kanë ndaluar për kontroll një kamion që po qarkullonte në rrugë.
Gjatë verifikimit të dokumentacionit, është konstatuar se kamioni transportonte rreth 35 m² dru të ardhura nga Leposaviqi, pa dokumente përcjellëse.
“Ngasësi së bashku me kamionin dhe ngarkesën është ndaluar, ndërsa për rastin është njoftuar Agjencia Pyjore e Kosovës. Drutë janë sekuestruar dhe ndaj personit përgjegjës do të ndërmerren masat ligjore përkatëse. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe garantimin e sigurisë publike, duke ndërmarrë veprime të vazhdueshme për identifikimin, parandalimin dhe ndalimin e dukurive që bien ndesh me ligjin. Këto veprime përfshijnë edhe mbrojtjen e ambientit dhe pyjeve, të cilat kanë rëndësi të veçantë për komunitetin dhe natyrën”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: