Mustafa kritikon opozitën për qasjen ndaj Qeverisë Kurti: Nuk kemi vërejtur opozitarizëm, kishin shumë hapësirë sepse pozita çdo tri ditë bënin shkelje

Ish kryeministri i Kosovës dhe ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka kritikuar opozitën që nuk po i bën “opozitë” VV-së dhe Qeverisë Kurti. Ai ka thënë se bashkëpunëtorë të tij kanë deklaruar se nuk është mirë ta kritikojnë VV-në e Qeverinë Kurti, sepse sipas tyre, ata do të humbnin edhe më shumë përkrahje se që…

Lajme

18/11/2025 23:13

Ish kryeministri i Kosovës dhe ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka kritikuar opozitën që nuk po i bën “opozitë” VV-së dhe Qeverisë Kurti.

Ai ka thënë se bashkëpunëtorë të tij kanë deklaruar se nuk është mirë ta kritikojnë VV-në e Qeverinë Kurti, sepse sipas tyre, ata do të humbnin edhe më shumë përkrahje se që kanë humbur.

“Kjo për mua ka qenë plotësisht e pajustifikueshme sepse në qoftëse opozita nuk jep vërejtje, nuk bën zë, nuk kritikon dhe nuk gjen argumente për të rrëzuar veprimet e dëmshme të opozitës, atëherë nuk do ta bëj askush. Praktikisht ka shumë pak opozitë”, ka thënë Mustafa në Context të ATV-së.

Ai ka thënë se opozita këtë mandat ka dërguar vetëm lëndë në Gjykatë Kushtetuese, të cilën e ka vlerësuar si punë shumë të mirë por që ka thënë se nuk ka vërejtur opozitarizëm.

“Aq shumë ka pas hapësirë për të bërë opozitë, aq shumë ka pas shkelje dhe gabime të kësaj Qeverie gjatë këtyre pesë vite të Qeverisjes dhe opozita ka mundur çdo të dytën ditë me thirr nga një seancë të Kuvendit për të diskutuar ato qështje. Ka pas shumë shkelje të shpeshta të partisë në Kuvend, çdo të tretën ditë ka pas shkelje të re që e ka bërë të vjetër shkeljen e mëparshme, kështu që opozita dikur ka heq dorë prej atyre veprimeve”, ka thënë Mustafa. /Lajmi.net/