Musliu publikon foton e një minatori të lënduar: Qeveri kriminale, qe tre muaj s’ka marrë pagë
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu së fundmi ka publikuar fotografi që thotë se janë plagët që ka marrë një minator në Trepçë. Musliu thotë se minatori i lënduar në minierën e Trepçes ka tre muaj që nuk ka marrë ndonjë pagesë. Tutje, Musliu shtoi se Qeveria Kurti i ka shpallur luftë Amerikës e Evropës, referuar…
Lajme
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu së fundmi ka publikuar fotografi që thotë se janë plagët që ka marrë një minator në Trepçë.
Musliu thotë se minatori i lënduar në minierën e Trepçes ka tre muaj që nuk ka marrë ndonjë pagesë.
Tutje, Musliu shtoi se Qeveria Kurti i ka shpallur luftë Amerikës e Evropës, referuar kështu ajo moskoordinimit të qeverisë me bashkësinë ndërkombëtare.
“Ky minator i lenduar në minieren e Trepçes ka tre muaj që s’ka marrë pagë. Ama me rëndësi është qe Albin Kurti e Qeveria i ka shpallë luftë e i ka qitë gjoksin Amerikës e krejt Evropës. Qeveri Kriminale. Ky minator i lenduar në minieren e Trepçes ka tre muaj që s’ka marrë pagë“, tha ajo.
Kështu është shprehur Musliu në postimin të cilin pak minuta më pas duket që e ka fshirë./Lajmi.net