Murati: Propozimi ynë s’u votua prapë, ne kemi kryer obligimet tona kushtetuese
Minsitri në detyrë i Financave Hekuran Murati pas dështimit të seancës konstituive ka folur para gazetarëve. Murati u shpreh se VV, ka kryer obligimet e saj kushtetuese duke propozuar kandidaten dhe duke votuar për gjë për të cilën thotë se duhet mbajtur përgjegjësi. “Pra su votua propozimi ynë. Ne kemi kryer obligimet tona kushtetuese duke…

Lajme
Minsitri në detyrë i Financave Hekuran Murati pas dështimit të seancës konstituive ka folur para gazetarëve.
Murati u shpreh se VV, ka kryer obligimet e saj kushtetuese duke propozuar kandidaten dhe duke votuar për gjë për të cilën thotë se duhet mbajtur përgjegjësi.
“Pra su votua propozimi ynë. Ne kemi kryer obligimet tona kushtetuese duke propozuar kandidaten dhe duke votuar për, pra e shihni që duhet mbajtur përgjegjësi”, ka thënë Murati.
Tutje ai u shpreh se me votë për nuk ka bllokim po me kundër po.
“Pra po mungon që votat e deputetëve të subjekteve shqiptare të zhbllokojnë procesin por sot pati një numër më të vogël të votave kundër”, tha ai. /Lajmi.net/