Murati: Bruto produkti vendor rritet për 4.58% në tremujorin e dytë të këtij viti

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati përmes një postimi në Facebook, ka thënë se bruto produkti vendor rritjet me 4,58% në tremujorin e dytë të këtij viti. Në lidhje me këtë ai ka thënë se ekonomia e vendit po vazhdon rritjen, shkruan lajmi.net. “ASK dje ka publikuar rritjen ekonomike për tremujorin e dytë të…

Lajme

20/09/2025 12:23

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati përmes një postimi në Facebook, ka thënë se bruto produkti vendor rritjet me 4,58% në tremujorin e dytë të këtij viti.

Në lidhje me këtë ai ka thënë se ekonomia e vendit po vazhdon rritjen, shkruan lajmi.net.

“ASK dje ka publikuar rritjen ekonomike për tremujorin e dytë të këtij viti (prill-qershor), e cila shënon 4.58%, e që krahasuar me TM2 2024 e cila ishte 4.32%, len të kuptohet se kemi përshpejtim të rritjes. Edhe kësaj radhe, faktet dhe shifrat demantojnë pretendimet opozitare për kahjen ekonomike të vendit”, ka thënë Murati. /Lajmi.net/ 

Postimi i tij i plotë në Facebook: